Konsumimi i frutave të thata i mirë për shëndetin

Konsumimi i frutave të thata i mirë për shëndetin

Mos ngurroni ta përdorni rrushin apo mollët e thata kur gatuani.

Një studim i ri i kryer së fundmi ka zbuluar se frutat e thata kanë lidhje me shëndetin më të mirë të njeriut.

Sipas mjekëve, njerëzit që kanë konsumuar fruta të thata në përgjithësi ishin më të shëndetshëm se ata që nuk i kanë ngrënë ato, dhe në ditët kur njerëzit hanin fruta të thata, konsumonin sasi të mëdha të disa lëndëve ushqyese që janë shumë të rëndësishme për organizmin.

Sidoqoftë, nuk duhet tepruar me sasinë e frutave që i konsumoni, sepse ato mund të përmbajnë më shumë kalori, transmeton Koha.

Frutat e thata mund të jenë zgjedhje e mrekullueshme për meze të lehtë dhe me vlera të larta ushqyese, por gjithmonë duhet të siguroheni që t’i zgjidhni ato fruta ta thara të cilat nuk përmbajnë sheqer artificial. Po ashtu preferohet ta kontrolloni sasinë e frutave që i konsumoni, sepse madhësia e tyre mund t’iu mashtrojë.

Një tjetër faktor pozitiv te frutat e thata është se, njerëzit ka gjasa t’i konsumojnë ato më shpesh sesa frutat normale, ngase është e lehtë t’i mbani në çantë, në xhep apo edhe në raftin e tavolinës së punës, si dhe mund të kushtojnë më lirë.

Hulumtimet e mëhershme kanë zbuluar se dieta e dobët kontribuon pothuajse në gjysmën e vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe në këto dieta kryesisht kanë munguar frutat.

Frutat ju sigurojnë sasi të madhe të vlerave ushqyese, përfshirë këtu fibrat, kaliumi dhe disa përbërës bioaktiv që janë të shëndetshëm për zemrën.

Frutat e thata gjithashtu ndihmojnë në zvogëlimin e masës trupore, ndikojnë në formësimin e belit si dhe e rregullojnë presionin e gjakut.

Shpërndaje në: