Konsumimi i boronicave të kuqe përmirëson kujtesën dhe frenon kolesterolin
Hulumtimi më i fundit në Universitetin e Anglisë Lindore ka treguar potencialin neuroprotektiv që posedojnë boronicat dhe se shtimi i tyre në dietën e dikujt mund të përmirësojë ndjeshëm kujtesën dhe të frenojë kolesterolin e pashëndetshëm.
Ekipi hulumtues studioi përfitimet e konsumimit të një filxhani me boronica të kuqe në ditë, mes moshave 50 deri në 80-vjeçare. Ata shpresojnë se gjetjet e tyre mund të kenë implikime për parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative, si çmenduria.
Boronicat janë njohur për vetitë e tyre antioksidante dhe anti-inflamatore
Ekipi hulumtues hetoi ndikimin e ngrënies së boronicës së kuqe për 12 javë në funksionin e trurit dhe kolesterolin në mesin e 60 pjesëmarrësve.
Rezultatet treguan se konsumimi i boronicave përmirësoi ndjeshëm kujtesën e pjesëmarrësve për ngjarjet e përditshme (kujtesa episodike vizuale), funksionimin nervor dhe shpërndarjen e gjaku në tru (perfuzioni i trurit).