Konsumi i tepërt i sheqerit dëmton shëndetin mental

Konsumi i tepërt i sheqerit dëmton shëndetin mental

 

Nëse konsumoni tepër sheqer brenda ditës atëherë ju nuk do të rrezikoni vetëm shëndetin e dhëmbëve tuaj dhe shtimin në peshë, por njëherësh do të shtoni rrezikun nga çrregullimet mentale, tregon një studim i ri.

Studiuesit kanë gjetur se njerëzit që konsumojmë më shumë se 67 gramë sheqer në ditë rrezikohen të preken nga ankthi, depresioni dhe çrregullimet tjera mentale brenda pesë vjetësh, krahasuar me njerëzit që marrin nivel më të ulët të sheqerit, transmeton KosovaPress.

Autorja e studimit, Anika Knüppel nga Instituti i Shëndetit Publik pranë Kolegjit universitar në Londër dhe kolegët e saj, kanë raportuar gjetjet e tyre në revistën Scientific Reports.

Konsumimi i tepërt i sheqerit shton rrezikun nga shumë probleme shëndetësore, përfshirë obezitetin, diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe problemet me dhëmbë.

Studimet e mëhershme po ashtu kanë treguar se mund të ketë një lidhje ndërmjet marrjes së tepërt të sheqerit dhe rritjes së rrezikut nga depresioni.

 

Shpërndaje në: