Konsiderohet në mesin e golave më të mirë të vitit – Çfarë ‘premje’ e topit

Konsiderohet në mesin e golave më të mirë të vitit – Çfarë ‘premje’ e topit

Një gol me të vërtetë i bukur është shënuar në javën e parë të kampionatit elitar në Zvicër.Në ndeshjen mes Servette dhe St. Gallen, lojtari i vendasve Rodelin gjeti rrugën e rrjetës në minutën e pestë.

Sulmuesi “nuhati” portën e zbrazur nga portieri i kundërshtarëve i cili në fakt kishte bërë disa metra më shumë seç duhej përpara dhe nga një kënd i vështirë, kur sapo kishte kaluar mesfushën goditi fortë duke e depozituar sferën në fundin e rrjetës.

Një gol vërtet i veçantë, aq më tepër kur rezultoi edhe vendimtar për fatet e ndeshjes pasi i dhuroi Servettes tre pikët e para në kampionat. Ndërkohë, në Zvicër pretendojnë se goli i Rodelin mund të konsiderohet i denjë edhe për çmimin Puskas.

VIDEO

Shpërndaje në: