Konjufca uron Kurban Bajramin: Uroj që në shpirtin e secilit të frymojë mirësia e përkujdesja

Konjufca uron Kurban Bajramin: Uroj që në shpirtin e secilit të frymojë mirësia e përkujdesja

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Ai ka thënë se kjo festë i sjellë ndërmend sakrificën dhe solidaritetin si falënderim për Krijuesin.

Konjufca ka shtuar se mesazhi i Kurban Bajramit është që të reflektomë për të kuptuar thelbësisht vlerën e sakrificës si themel i bashkësisë shoqërore e njerëzore.

“Sakrificë dhe solidaritet, këto na i sjell ndërmend Kurban Bajrami si falënderim për Krijuesin. Në këtë frymë, të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj këtë festë të bekuar!

Uroj që në këtë ditë të shenjtë dhe përgjithnjë, në shpirtin e secilit të frymojë mirësia e përkujdesja, mirënjohja për çka kemi dhe zemërgjerësia ndqj atyre që nuk kanë.

Mesazhi i kësaj feste na fton të reflektojmë për të kuptuar thelbësisht vlerën e sakrificës si themel të bashkësisë shoqërore dhe njerëzore. Kjo ditë na tregon se shtrirja e dorës ndaj atyre më në nevojë mes nesh, e zgjeron shpirtin dhe ai gjen vetveten te kjo përfshirje barazitare, përkundër përjashtimit.

Gëzim e shëndet, paqe, mirësi e begati në familjet tuaja!”

Shpërndaje në: