Konjufca takohet me Hargreaves: Kosova është e interesuar që ta ketë përkrah një aleat të pazëvendësueshëm si Britania e Madhe

Konjufca takohet me Hargreaves: Kosova është e interesuar që ta ketë përkrah një aleat të pazëvendësueshëm si Britania e Madhe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

“Në takim u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, për projektet e përbashkëta që synojnë thellimin e mëtejshëm të këtyre raporteve, zhvillimin e vendit tonë në sfera të ndryshme, ruajtjen dhe avancimin e interesave dhe qëllimeve të përbashkëta.”

Konjufca e ka njoftuar Hargreaves për cështje të aktualitetit.

“Kryetari Konjufca e njoftoi ambasadorin për çështje të aktualitetit, duke theksuar se Republika e Kosovës është e interesuar që ta ketë vazhdimisht përkrah një aleat të pazëvendësueshëm si Britania e Madhe, në synimin e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, zhvillimit ekonomik dhe demokratizimit të vazhdueshëm, si dhe integrimeve nëpër strukturat dhe organizatat ndërkombëtare.”

Në njoftimin e kuvendit thuhet se mbështetja e Britanisë së Madhe për Ksoovës “është e hershme dhe tepër e rëndësishme, prandaj dhe kryetari Konjufca shprehu mirënjohjen ndaj këtij kontributi të Britanisë së Madhe, duke kërkuar që të vijohet sa më intensivisht tradita e bashkëpunimit të ngushtë”.

Hargreaves e ka falënderuar Konjufcën për pritjen dhe theksoi se mbështetja e Britanisë së Madhe do të vazhdojë.

“Ambasadori Jonathan Hargreaves e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, e njëkohësisht theksoi se mbështetja e Britanisë së Madhe në drejtim të Kosovës do të vazhdojë, si dhe shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij të bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës, për të avancuar në çdo drejtim raportet midis vendeve tona”.

Shpërndaje në: