Konjufca reagon pas dorëheqjes së Lindita Nikolla: Motrës sime të dashur i uroj shëndet

Konjufca reagon pas dorëheqjes së Lindita Nikolla: Motrës sime të dashur i uroj shëndet

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur keqardhje pas dorëheqjes së Lindita Nikolla nga pozita e saj si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Konjufca ka thënë se kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer.

Ai tutje ka thënë se “homologes, mikes e motres së dashur”, i uron shëndet.

“Homologes, mikes, motrës sime të dashur Lindita Nikolla, i uroj nga zemra shëndet dhe suksese në angazhimet e saj të mëpasshme, të cilat jam i bindur se do t’i vijojë me profesionalizëm të lartë dhe i uroj shëndet të plotë.

Jam i lumtur që pata mundësinë të punoj me znj. Nikolla dhe dua ta falënderoj që me punën dhe qasjen e saj vendosi një obligim të domosdoshëm për çdo kryetar kuvendi të ardhshëm në vendet tona, atë të bashkëpunimit të pakursyer, me dashamirësi, mirëbesim dhe angazhim maksimal.” – ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Si nga pikëpamja njerëzore e miqësore, ashtu edhe nga pikëpamja institucionale, shpreh keqardhje të thellë për…

Posted by Glauk Konjufca on Saturday, July 27, 2024

Shpërndaje në: