Konjufca me sabah shpullë bashkësisë ndërkombëtare: Po ia mbani anën Serbisë

Konjufca me sabah shpullë bashkësisë ndërkombëtare: Po ia mbani anën Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë ka folur para gazetarëve.

I pyetur për dialogun Kosovë Serbi, ai tha se ky proces ndodhet në një qorrësokak e ku sipas tij gozhdën e fundit në arkivolin e dialogut, Serbia e vendosi me 24 shtator me sulmin në
Bansjkë.

Konjufca, ka akuzuar ashpër bashkësinë ndërkombëtare se po ia mbanë anën Serbisë.

Ka përmenduar këtu mbylljen e kufijve të Kosovës nga ana e Serbisë para pak ditëve.

“Për këtë proces BE dhe bashkësia ndërkombëgare duhet ta dijnë se cka po dëshirojnë, palë të barabrata në dialog si dy shtete, nëse dëshiron, ne mendojmë që princimi i marrëveshjes së Ohrit me funskionu palët si dy vende, nëse Bashkësia Ndërkombëtare ndanë mendjen për këtë rrugë… nëse dëhiron t`i mbyllë sytë, kur Serbia i mbyll kufijt, ajo ndodhi prej shtetit serb, lejon kriminelët për mbylljen e kufijve me Kosovën dhe asnjë reagim nuk pashë as nga Brukseli e as nga Bashkësia Ndërkombëtare, janë të njëanshëm në relacionet në mes Kosovës dhe Serbrisë”, tha ai ndër të tjera.

Shpërndaje në: