Konjufca komenton aktakuzën për rastin “Banjska”: Më mirë vonë se kurrë
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se përdor frazën “më mirë vonë se kurrë” për ngritjen e aktakuzës ndaj 45 personave për rastin “Banjska”, duke e konsideruar këtë lajm të mirë.
Ai është shprehur se organeve të drejtësisë i`u mbetet të merren me rastin dhe të përfshirët të dërgohen në bankën e drejtësisë.
“Pasi kjo çështje të bëhet objekt i drejtësisë, ne gjithë fokusim ta kemi në institucionet e drejtësisë. Duhet që kriminelët që ishin përgjegjës ku u vra rreshteri Afrim të dalin para bankave të drejtësisë”, ka thënë ai./dukagjini/