Konjufca: Haxhi Thaçi ishte patriot i madh e frymëzoi edhe ish-presidentin Thaçi

Konjufca: Haxhi Thaçi ishte patriot i madh e frymëzoi edhe ish-presidentin Thaçi

Kryekuvendari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shkuar për ngushëllime te familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, për vdekjen e babait të tij, Haxhi Thaçit, transmeton Periskopi.

Pas vizitës, Konjufca tha në një deklaratë para mediave, ku ka thënë se Haxhi Thaçi ka qenë një patriot i madh i Kosovës, i cili e ka frymëzuar edhe ish-presidentin Thaçi.

“Bacin Haxhi të gjithë e kemi njohur si një patriot të madh dhe një plak të urtë, i cili e ka frymëzuar shumë thellë me patriotizëm edhe familjen e vetë, edhe farefisin dhe gjithë këtë pjesë të Drenicës. Mbi të gjitha e ka frymëzuar me patriotizëm djalin e tij Hashim Thaçin që ishte president i Kosovës, dhe bartës i shumë proceseve në të cilat kemi kaluar.

Edhe gjatë viteve 90 prej lëvizjes studentore, e deri te në krye të UÇK-së. Bashkë me bashkëveprimtarët e tij, të cilët po e mbrojnë kauzën në Hagë, me bacin Jakup, me Rexhep Selimin, me Kadri Veselin, kanë qenë në krye të UÇK-së, falë të cilës erdhi liria. Kjo nuk do të ndodhte pa inspirimin e frymëzimin që e kemi prej prindërve tanë, ashtu siç Thaçi e ka pasur prej bacit Haxhi”, ka potencuar ai.

Shpërndaje në: