Konflikti Armeni-Azerbajxhan, Mkhitaryan nuk ‘guxon’ të udhëtojë me Arsenalin ndaj Qarabag
Lajmi i keq për Arsenalin para ndeshjes me Qarabag, në kuadër të Europa League.
Mesfushori Henrinh Mkhitaryan nuk do udhëtojë në Azerbajxhan për shkaqe sigurie, siç ka njoftuar edhe UEFA paraprakisht.
Armenët dhe çdo qytetarë armen që jeton jashtë kufijve të shtetit e ka të ndaluar hyrjen në territorin e Azerbajxhanin sipas disa rregullave politike.

PAMJE NGA BOMBARDIMET MES ARMENISË DHE AZERBAJXHANIT
“Qytetarët e Republikës së Armenisë, si dhe qytetarët e çdo vendi tjetër, të cilët janë me prejardhje armene, e kanë të ndaluar hyrjen në Republikën e Azerbajxhanit”.
“Nëse pasaporta e një personi tregon ndonjë dëshmi të udhëtimit në Nagorno-Karabakh, duke përjashtuar një pasaportë diplomatike, atyre u ndalohet hyrja në Republikën e Azerbajxhanit”, është rregulli politikë i vendosur në Baku.
Edhe UEFA konfirmoi se 29-vjeçari nuk do udhëtojë drejt Azerbajxhanit: ”Është një procedurë standarde për UEFA-n që të dërgojë letra mbështetëse për Federatat, klubet apo ambasadat për të marrë viza për lojtarët në mënyrë që të jetë në gjendje të udhëtojë për në një vend tjetër dhe të luajë në ndeshjet e garave të UEFA-s”.

Por në rast se ‘Topçinjët’ arrin në finale të Europa League, do plasë ‘sherri’ tjetër, pasi finalja do mbahet në stadiumin e Baku, pikërisht në Azerbajxhan./Periskopi/



