Konfirmohet: Ylli i Man Utd humb kampin stërvitor të skuadrës, shkaku i Covid-19

Manchester United ka marrë një lajm mjaft të hidhur lidhur me yllin e skuadrës së tyre, pak para fillimit të sezonit të ri.
Në kohën kur duhet të kryhen përgatitjet finale dhe më serioze para sezonit të ri, portieri i Manchester United, Dean Henderson po lufton me Covid-19, transmeton Periskopi.
Sipas raportimeve të fundit në mediet britanike, portieri do të mungojë në kampin stërvitor që ‘Djajtë e Kuq’ e zhvillojnë në Skoci, pasi ai vazhdon të ndjejë efektet e virusit.
Kjo pritet të jetë një humbje e madhe, pasi Henderson planifikohet të jetë zgjedhja e parë për sezonin e ri, nga Ole Solskjaer.
Nuk dihet akoma se sa kohë do t’i duhet portierit për t’u rikuperuar plotësisht. Kjo mbetet të shihet nga njoftimet e radhës, nga skuadra e Manchester United. /Periskopi/