Konfirmohet raportimi i Periskopit: Nagavci e dërgon deri në fund “misionin”, e rehaton shoqen e saj në ministri të Arsimit (Dokument)
Para disa ditësh Periskopi ka raportuar për keqpërdorimin e disa konkurseve brenda Ministrisë së Arsimit. Ministrja Arbërie Nagavci e çoi deri në fund “misionin” që shoqja e saj e ngushtë, Vjollca Sopi të marr pozitën e “Drejtores për drejtorinë e Integrimeve Evropine dhe Koordinim të Politikave”, shkruan Periskopi.
Iliriana Xhylani, Periskopi
Në dokumentin që ka siguruar Periskopi, Vjollca Sopi ka dalur e para në listë me më së shumti pikë. Sopi ka arritur të marr 89.2 pikë, ndërsa kandidati tjetër Fanol Shala 72.6 pikë.
Ani pse ministrja Nagavci kishte tentuar t’i mbaj fshehur emrat e kandidatëve të përzgjedhur për intervista, duke i paraqitur me kode identifikuese në mënyrë që mos të kuptohet aplikimi i Vjollca Sopit, me datën 21 janar ajo arriti ta rehatoj shoqën e saj.
Lexo edhe: