Konfirmohet përfshirja e tenistit të njohur serb për lobim kundër Kosovës

Konfirmohet përfshirja e tenistit të njohur serb për lobim kundër Kosovës

Serbia është duke e përdorur tenistin Novak Djokovic për të lobuar te shtet që ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Edhe një herë vërtetohen politikat e fëlliqura të fqinjëve verior duke e përdorur edhe sportin për interesa politike të tyre, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka konfirmuar edhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic duke e vërtetuar se e ka përfshirë në misionet e tij diplomatike.

“Novak ka pyetur gjithmonë se çfarë mund të bëjmë dhe ishte i lumtur për çdo tërheqje të njohjes së Kosovës“, ka thënë Dacic.

“Shumë njerëz më pyetën për të. Unë e thirra për t’u dërguar atyre një autograf ose një fotografi me të“, ka pohuar ministri i jashtëm serb.

Djokovic është sportisti më i njohur serb derisa prejardhja e tij është nga veriu i Kosovës.

Edhe më parë tenisti ka shfaqur nacionalizmin e tij që ka brenda vetës.

Shpërndaje në: