Konfirmohet oferta për Muriqin nga Rusia, Tare: Kemi marrë ofertën
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, e ka konfirmuar se klubi kanë ‘marrë një ofertë nga Rusia’ për sulmuesin Vedat Muriqi, që besohet të jetë CSKA e Moskës.
Sulmuesi shqiptar ka qenë i lidhur me një largim, me klubin rus që ishte i pari që duket se ka bërë ofertë.
Sipas raporteve të ndryshme nga mediat, oferta është 2.5 milionë euro për huazim me detyrim blerje për 8 milionë euro të tjera.
Qendërsulmuesi u ble për 20 milionë euro nga Fenerbahce në shtator 2020, por ka shënuar vetëm dy gola në 48 ndeshje.
Lazio director Igli Tare confirms they have ‘received an offer from Russia’ for striker Vedat Muriqi, believed to be CSKA Moscow https://t.co/lcVhjLGHJW #Lazio #CSKA #CSKAMoscow #LUFC #NUFC #WBAFC #hcafc
— footballitalia (@footballitalia) January 15, 2022
27-vjeçari ka qenë i lidhur edhe me Leeds United, West Bromwich Albion, Newcastle United dhe Hull City.
Lazio është i detyruar të shesë përpara se të mund të sjellë përforcime.