Konfirmohet mungesa e njërit prej futbollistëve më të mirë të Greqisë për ndeshjen ndaj Kosovës

Konfirmohet mungesa e njërit prej futbollistëve më të mirë të Greqisë për ndeshjen ndaj Kosovës

Dimitris Limnios do t’i mungojë Greqisë në ndeshjen e dytë ndaj Kosovës në Ligën e Kombeve.

24-vjeçari ka këputur ligamentet e këmbës dhe do të jetë jashtë fushave për së paku 7 muaj.

Kësisoj, Limnios nuk do të jetë në dispozicion të Gus Poyet për ndeshjen e 12 qershorit, ndaj Kosovës.

Mungesa e tij padyshim se është e mirëseardhur për “Dardanët”, pasi Limnios vlerësohet si një prej futbollistëve më të mirë te grekët.

Ndeshja e dytë në Ligën e Kombeve mes Greqisë dhe Kosovës do të zhvillohet në “Panthessaliko Stadium”, nga ora 20:45.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, grekët triumfuan me rezultatin 0:1.

Greqia me nëntë pikë udhëheq në Grupin 2 të Ligës C, teksa Kosova renditet e dyta me gjashtë pikë.

Shpërndaje në: