Konfirmohet: Janë lënduar 4 zyrtarë policor nga tifozët në takimin mes Prishtinës dhe Trepçës
Sot u zhvillua takimi i Superkupës së Kosovës në basketboll mes Prishtinës dhe Trepçës.
Me të përfunduar pjesa e parë e këtij takimit, tifozeritë e të dyja skuadrave janë konfrontuar mes veti, ku në përleshje e sipër kanë lënduar edhe katër zyrtarë policor, shkruan Periskopi.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tutje tha se nuk është raportuar për ndonjë tifozë të lënduar edhe pse u publikuan pamjet e një tifozi të Prishtinës që ishte i gjakosur.
“Sot rreth orës 18:00, në Pallatin e Rinisë, gjatë një ndeshje basketbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët duke dëmtuar sallën, janë gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘ rast kanë lënduar 4 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës. Nga ana e tifozëve, deri tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar. Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për identifikimin dhe arrestimin e peronave të dyshuar për veprat Sulm ndaj personit zyrtar dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, tha Ahmeti për Periskopin.
Kujtojmë se pas këtij incidenti ndeshja vazhdoi dhe Prishtina fitoi Superkupën e Kosovës me rezultatin në 74-53./Periskopi/
Pamje të rënda: Tifozi i Prishtinës gjakoset pas përplasjes së tifozëve në tribuna
Vjen reagimi i FBK-së për incidentin në takimin Prishtina – Trepça: Do marrim masat e nevojshme