Konfirmohet gjithçka, Ibrahimovic mungon ndaj Kosovës
Suedia do të jetë pa sulmuesin më të madh të skuadrës, Zlatan Ibrahimovic, në ndeshjen kundër Kosovës.
Ylli i Milan do të mungojë me kombëtaren e Suedisë për ndeshjet e tetorit, si pasojë e një lëndimi.
Ibrahimovic nuk ka arritur të rikuperohet në kohë për t’u grumbulluar me suedezët. Kësisoj, ai mungon më 9 tetor ndaj Kosovës.
Lojtari do të zëvendësohet nga Viktor Gyokeres.
Mungesa e Ibrahimovic mund të konsiderohet si një rrezik më pak për portën dardane. /Periskopi/