Konfirmohet edhe nga Guardiola: Ferran Torres është lojtar i Barcelonës
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur para reporterëve në konferencë për shtyp, para ndeshjes kundër Leicester Cityt që luhet të dielën.
Trajneri spanjoll nuk kishte se si t’i ikte pyetjeve për Ferran Torres, duke konfirmuar se ai “është afër” të bëhet futbollist i FC Barcelona, derisa shtoi se “por ata nuk më kanë thënë ende se është zyrtare”.
Trajneri spanjoll u pyet nëse ishte i pakënaqur me largimin e tij, për të cilin ai u përgjigj se: “Ferran është nga Spanja, Barcelona e kërkon atë, ai tha se dëshiron të shkojë dhe unë i thashë se mund të largohej. Telefonova Txikin, agjenti i tij duhet të arrijë marrëveshje dhe të largohet. Unë dua që lojtarët të jenë të lumtur”.
Tashmë duket e kryer gjithçka, Torres do të jetë blerja e parë e Xavit sapo të hapet afati kalimtar i janarit.