Konfirmohet: Djali i Ronaldinhos do të luajë për Barcelonën
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporte e ka konfirmuar se djali i Ronaldinhos, Joao Mendes do të luajë për klubin katalanas.
Laporte ka njoftuar opinionin se 17-vjeçari tashmë është pjesë e Barcelonës, shkruan Periskopi.
Por, ai thotë se ende nuk e dinë nëse do të jetë me ekipin e parë apo atë B.
“Ne jemi krenarë që vazhdojmë ‘sagën’ e Ronaldinhos. Djali i tij João do të ketë një kontratë me ne, ai është i mirë – ende nuk e dimë nëse do të jetë me ekipin e juniorve B”.
Ronaldinho’s son João Mendes (17) will play for Barcelona, confirmed 🔵🔴🇧🇷 #FCB
Joan Laporta: “We’re proud to continue the Ronaldinho ‘saga’. His son João will have a contract with us, he’s good — we still don't know if it will be with Juvenil B team”. pic.twitter.com/JVcnlQ81gh
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 9, 2023