Konfirmohen bisedimet e Inter me Romën – Dzeko drejt fanellës ‘Zikaltër’

Konfirmohen bisedimet e Inter me Romën – Dzeko drejt fanellës ‘Zikaltër’

Inter janë duke humbur dy yjet kryesorë të skuadrës; Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku.

Lukaku është afër që t’i bashkohet skuadrës së Chelsea, kurse Lautaro Martinez pritet të kalojë te skuadra e Tottenham Hotspur.

Në gjithë këtë situatë, Inter po shohin për alternativat dhe një zgjidhje duket se kanë në Romë.

Sipas Fabrizio Romano, Inter janë në bisedime me Romën për të nënshkruar me Edin Dzeko, transmeton Periskopi.

Kushtet personale që i ofrohen Dzekos janë dy vite kontratë me ‘Zikaltrit’.

Klubet janë në kontakte direkte dhe marrëveshja për shumën e kartonit pritet të arrihet shpejtë.

Roma në anën tjetër ka filluar të konsiderojë alternativat për një sulmues që zëvendëson boshnjakun. /Periskopi/

Shpërndaje në: