Konferenca e Laporta për Messin: Nuk kemi hapësira nga La Liga për të nënshkruar me Messin

Konferenca e Laporta për Messin: Nuk kemi hapësira nga La Liga për të nënshkruar me Messin

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është paraqitur para gazetarëve, për të sqaruar situatën e Lionel Messi.

Laporta ka vënë theksin edhe një herë te problemet e skuadrës me krerët e ligës, duke përmendur përsëri problemin e pagave.

Sipas Laporta, shifrat janë shumë më keq sesa thuhet zyrtarisht dhe këtu qëndron problemi për regjistrimin e Messit.

Më poshtë periskopi ua përcjell të përditësuara fjalët e Laporta në konferencën për shtyp.

“Jam këtu për të shpjeguar situatën në të cilën kemi arritur në negociata me Messi. Dua të them se për fat të keq ne kemi arritur në një situatë ku nuk kemi margjina lëvizëse për pagat”, ka thënë Laporta.

“Lista e pagave sportive përfaqëson 110% të të ardhurave të klubit. Kjo nënkupton se nuk kemi margjinë dhe rregullat e La Liga shkojnë përmes FFP (Fair Play Financiar). Numrat janë shumë më keq sesa thuhet zyrtarisht”. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: