Koncepti i modelit X-Class nga Mercedes-Benz

Koncepti i modelit X-Class nga Mercedes-Benz

Me linja të përsosura dhe elegante, enterier të punuar me finesë dhe fuqi të lartë lëvizëse, modeli X-Class që ka edhe pjesën për bartje të mallit, është i dashur për të gjithë, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni konceptin e fundit nga Mercedes-Benz, që pritet të lansohet në fund të vitit 2018.

Pos që është shumë i lartë dhe i gjerë, makina nuk i ka humbur tiparet që ka secili Mercedes, megjithëse për të përfituar aerodinamikë, janë bërë disa vijëzime.

Dritat e mëdha janë të vendosur anash pjesës së përparme, kurse tërë pjesa e pasme e rimorkios është e plotësuar me një dritë katërkëndëshe.

Enterieri nuk dallon nga modelet luksoze, por është dukshëm më i madh. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=mjr_xPzRY2c

Shpërndaje në: