Koncepti i harruar i Opelit
Kompania Opel sot pritet të lansojë zyrtarisht modelin Insignia Grand Sport, por fiks para 13 vjetësh, Insignia kishte dal me një koncept të jashtëzakonshëm, i cili asnjëherë nuk u realizua. Opel Insignia debutoi në vitin 2003 në panairin e veturave që u mbajt në Frankfurt.
Kishte 344 kuajfuqi dhe motor V8 me shtatë shpejtësi. Në vitin 2003 Opeli kishte modelet Vectra dhe Signum, të cilat po shiteshin me të madhe. Këto modele u pensionuan në vitin 2008 për t’ia lëshuar rrugën Insignias. Koncepti i Insignias kishte drita LED që para 13 vjetësh ishin të jashtëzakonshme. Me tavan nga gjami 21-inç që jepte pamje panoramike.
Me motor të huazuar nga Corvette amerikan, Insignia kishte 344 kuajfuqi, të mjaftueshme që koncepti të arrinte shpejtësinë maksimale prej 255 kilometrave në orë. Pavarësisht këtyre specifikave të jashtëzakonshme për atë kohë, koncepti kurrë nuk doli si model i Opelit.