Komunikimi me mjekët ndikon në simptomat e pacientëve
Mjekët të cilët pa dashje ua komunikojnë pacientëve se nuk u besojnë apo nuk i kuptojnë ata në fakt mund t’i përkeqësojnë simptomat e tyre, sugjeron një studim i ri.
Hulumtimi nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të Exeterit, dhe departamentet e psikologjisë në Universitetin e Exeter dhe Universitetin e Southampton, i publikuar në American Journal of Medicine, tregon se një lloj i reagimit “nocebo” – ku pacientët e perceptojnë mungesën e të kuptuarit ose pranimit nga mjeku i tyre – do të mund të krijojë zemërim dhe ankth, gjendje këto fiziologjike që mund ta përkeqësojnë sëmundjen.
Maddy Greville-Harris nga Universiteti Southampton, theksoi se efektet e pacientëve të cilët ndjejnë se mjeku i tyre nuk iu beson apo nuk i kupton ata mund të jenë dëmtuese si emocionalisht ashtu edhe psikologjikisht.
Kjo mund të çojë në përkeqësimin e sëmundjes, që njihet si ‘reagimi nocebo’.
Pacientët i sjellin besimet dhe pritjet e caktuara për kujdesin e tyre shëndetësor profesional, të cilat formësohen nga kultura ku jetojnë, si dhe përvojat e tyre të mëparshme. Pritjet e tyre pa dyshim do të ndikojnë në rezultatin, por përmirësimi i komunikimit në konsultime mund të ketë ndikim të madh për kujdesin e pacientit.