Komunat kërkojnë nga Ministria e Arsimit që shkollat të furnizohen me libra para 1 shtatorit
Kryetari i AKK, Sazan Ibrahimi ka njoftuar se komunat i kanë dorëzuar me kohë MASHT-it të gjitha informatat në lidhje me furnizimin me libra, shkruan Periskopi.
Ibrahimi tha se presin që furnizimi me libra të bëhet para datës 1 shtator, në mënyrë që nxënësit t’i kenë tekstet ashtu siç është paraparë me ligj e jo të kemi probleme sa i përket këtij procesi
Njoftimi i plotë:
Komunat kërkojnë nga MASHTI- që të kemi fillim të mbarë të vitit të ri shkollor 2023-2024 sa i përket furinizimit me texte shkollore. Kolegjiumi i drejtorëve komunal për Arsim në kuadër të AKK-së ka kërkuar nga MASHTI-i që pavarësisht formës që e zgjedhë Ministria furnizimin me tekste shkollore, ky furnizim duhet të bëhet para 01.09.2024 në mënyrë qe me 1 shtator nxënësit t’i kenë tekstet ashtu siç është paraparë me ligj e jo të kemi probleme sa i përket këtij procesi e të cilat probleme po kanë impakt në fillim të mbarë të vitit shkollor
Edhe pse afati kohor, i caktuar nga MASHTI-i, për grumbullimin e shenimeve ka qenë shumë i shkurtë, të gjitha komunat i kanë përmbushur obligimet e tyre ligjore sa i përket dërgimit me kohë të të gjitha informatave rreth përzgjedhjes së teksteve shkollore. Pra komunat në afat rekord i kanë mbledhur të gjitha informacionet nga shkolllat për klasat 1 deri 9 dhe përzgjedhjen e librave , sasinë dhe shtëpitë botuese dhe të gjitha këto informata janë dërguar me kohë tek MASHTI . Tash mbetet në duar të MASHTI se kur dhe si do bëhet furnizimi me texte shkollore për nxënësit e klasave 1-9.