Komunat do të kenë më pak mjete financiare në vitin 2025, Ibrahimi thirrje Qeverisë: Të merren parasyshë kërkesat tona

Komunat do të kenë më pak mjete financiare në vitin 2025, Ibrahimi thirrje Qeverisë: Të merren parasyshë kërkesat tona

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një prononcim për Periskopin ka folur për buxhetin e komunave.

Ai u shpreh se në vitin që do të vije komunat do të kenë më pak mjete financiare sesa në vitin 2024.

Ibrahimi tha se në vitin 2025 komunat e Republikës së Kosovës do kenë 21.8% mjete financiare nga buxheti total i Republikës së Kosovës, derisa në këtë vit i kanë pasur 22.4%.

“Në bazë ta analizave të Asociacionit të Komunave të Kosovës del që në vitin 2025 komunat e Republikës së Kosovës do kenë 21.8% mjete financiare nga buxheti total i Republikës së Kosovës. Këtë vit, pra në vitin 2024, komunat kanë pasur 22.4% mjete financiare nga buxheti total i Republikës së Kosovës. Shihet që ka më pak mjete financiare nëpër komuna në %  në raport me nivelin qendror.”– tha ai për Periskopin.

 

Ibrahimi ka thënë se duke pasur parasyshë që as Granti i Katërt për invetime kapitale nuk është aprovuar nga Qeveria, parashihet që komunat do kenë shumë më pak mjete financiare se këtë vit.

“Duke marrë parasysh se edhe Granti I IV për investime kapitale nuk është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe shto edhe marjen e mjeteve nga buxhetet e Komunave e që vetëm këtë vit, deri më tani se kjo vazhdon edhe në ditët e sotme, ka shkuar mbi 60 milion EUR, parashihet që komunat do kenë shumë më pak mjete financiare se këtë vit. Është e domosdoshme që Qeveria të ndajë mjete më shumë për komuna e jo që % e mjeteve ndaj tyre të zvogëlohet ëhtu siç po zvogëlohet në vitin 2025.”- tha Ibrahimi.

Derisa i ka bërë thirrje Qeverisë për rritje të buxhetit të Komunave.

“Edhe një herë i bëjmë thirrje Parlamentit të Republikës së Kosovës që t’i marë parasysh kërkesat e Komunave për rritje të buxheteve komunale sepse jeta zhvillohet nëpër komuna. Gjithashtu, kërkojmë që Parlamenti I Republikës së Kosovës të parasheh një vijë buxhetore për mbulimin e Kostos financiere për mbulimin e shpenzimeve nga kontrata kolektive.”– përfundoi kryetari i AKK’së./PERISKOPI

Shpërndaje në: