Komuna e Prishtinës njofton: Më 15 -17 nëntor FSK-ja do të ketë ushtrim, mos u shqetësoni nga automjetet ushtarake
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojë trajnime në Butovc dhe Zllatar, në datat 15-17 nëntor.
Përmes një komunikate për media, komuna ka njoftuar se gjatë kësaj periudhë do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake.
Kështu, qytetarëve u është bërë thirrje që të mos shqetësohen.
“Gjatë kësaj periudhe, do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake në këto fshatra. Ky është një trajnim i planifikuar dhe nuk ka vend për shqetësim”, thuhet në njoftim.