Komuna e Prishtinës: Kemi kapur 27 qen endacakë në zonën 1, janë dërguar në strehimore

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka kapuar 27 qen endacakë në zonën 1.
Ata janë dërguar në strehimore, raporton Periskopi.
Njoftimi i plotë:
Kapja e qenve endacak në “Zonën 1”
Janë kapur gjithsej 27 qen endacakë, të cilët u transportuan në Strehimoren e Kryeqytetit për trajtim dhe strehim.
Statistikat Kryesore:
Numri total i qenve të kapur: 27
Ndarja sipas zonave:
• Parku i qytetit: 1
• Xhamia e Llapit: 4
• Emshir: 4
• Ulpiana: 3
• Zonat afër sheshit: 4
• Sheshi: 1
• Katedralja: 1
• Biblioteka: 1
• Lagjia e Spitalit: 2
• Shkolla Fillore “Hilmi Rakovica”: 6
Vazhdon përkushtimi për një qytet më të sigurt dhe një menaxhim të përgjegjshëm të qenve endacakë!