Komuna e Pejës ndalon përdorimin e doracakut për edukimin seksual
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues i Shëndoshë dhe i Sigurt”.
Muhaxheri shtoi se procesi mësimor do të bazohet në tekstet shkollore deri në rishikimin e doracakut nga MASHTI.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Me qëllim të garantimit të mirëqenies dhe zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve tanë, kam marrë VENDIM për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues i Shëndoshë dhe i Sigurt”, të miratuar nga MASHT-i, në të gjitha nivelet arsimore në Komunën e Pejës.
Procesi mësimor do të bazohet vetëm në tekstet zyrtare, deri në rishikimin e këtyre materialeve nga MASHT-i, duke respektuar shqetësimet e prindërve dhe duke mbrojtur vlerat edukative të fëmijëve tanë.
Gazmend Muhaxheri
Kryetari i Komunës së Pejës