Komuna e Malishevës do të përkujdeset për varrimin e tre viktimave të Masakrës së Kralanit, kjo është agjenda

Komuna e Malishevës do të përkujdeset për organizimin e ceremonive të varrimit të tre qytetarëve që konsideroheshin të zhdukur nga viti 1999 në Masakrën e Kralanit e që u gjetën e u identifikuan disa ditë më parë.
“Pas gjetjes dhe identifikimit të tre qytetarëve të Komunës së Malishevës, të cilët konsideroheshin të zhdukur nga viti 1999, në Masakrën e Kralanit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në bashkëpunim me shoqatën “Kujtesa” dhe familjarët, me qëllim të organizmit të ceremonive dhe nderimit meritor, do të mbajë disa aktivitete, sipas kësaj agjende.”/Periskopi/
Kjo është agjenda:
Për martirin Sabedin (Kadri) Kryeziu
21.03.2025
Vendi: Mleqan (SHFMU “Beqir Gashi)
Ora: 14:00 – Homazhe.
Ora: 15:00 – Ceremonia e varrimit
Për tre të gjeturit
03.04.2025
Vendi: Malishevë (salla e mbledhjeve e Kuvendit të Komunës)
Ora: 10:00
Aktiviteti: Mbledhje komemorative
Për martirin Vehbi (Pajazit) Halilaj
04.04.2025
Vendi: Llapçevë (SHFMU “Petro Nini Luarasi”)
Ora: 13:00 – Homazhe
Ora: 14:00 – Ceremonia e varrimit
Për martirin Mentor (Maliq) Kryeziu
04.04.2025
Vendi: Bubavec (Oda e fshatit Bubavec-afër shkollës)
Ora: 15:00 – Homazhe
Ora: 16:30 – Ceremonia e varrimit/Periskopi/