“Komshinjtë e kujt do çmenden?”, Beatrixa nuk i ndal thumbat ndaj Borës dhe Donaldit
Lidhja e aktorit, Donald Veshaj me moderatoren Bora Zemani përfundoi, lidhja e këngëtares kosovare Beatrix Ramosaj me aktorin përfundoi, reality-show “Big Brother Albania VIP” po ashtu përfundoi. Mirëpo, thumbat e këngëtares duket se ende nuk do të kenë një fund.
Në ditën e gënjeshtrave më 1 prill, Beatrixa iu kthye hapur Borës përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.
Së shpejti ajo do të promovojë këngën e re dhe me atë rast, hodhi dhe një thumb tjetër për Borën dhe Donaldin.
Në llogarinë e saj në rrjetin social “Twitter”, Beatrix shpërndau shprehjen e komentit të saj të vjetër në postimin e Borës dhe Donaldit (kur ata u ri-takuan brenda shtëpisë së famshme, ndërsa Beatrix ende nuk ishte bërë banore).
“Komshinjtë e kujt do çmenden këtë javë?”, shkroi Beatrixa në postim.
Mirëpo publiku nuk e ka pritur edhe aq mirë këtë deklaratë, duke e kritikuar se po përdor diçka të pahijshme për të tërhequr vëmendjen për interesat e saj.