Komplikohet largimi i Memphis Depay nga Barcelona
Transferimi i Arkadiusz Milik në Juventus, ka bërë që Memphis të jetë në një situatë të palakmueshme bashkë me Barcelonën
Barcelona është goditur në planin e saj, pasi që përpjekja për ta larguar Memphis Depayin nga skuadra këtë verë ka pësuar një goditje. Dukej e sigurt që holandezi do të largohej nga Camp Nou me Juventusin që ishte i interesuar për të, por tani gjërat kanë ndryshuar.
Skuadra italiane ka transferuar Arkadiusz Milik nga Marseille, që do të thotë se ata kanë forcuar sulmin e tyre pa e transferuar holandezin.
Për një kohë të gjatë, Zonja e Vjetër ishte në mes Milik dhe Memphis. Ata kanë pasur një takim të mërkurën për të diskutuar së cilin opsion duhet ta zgjedhin, edhe pse mundësia që holandezi të kalonte të kjo skuadër u dëmtuan për shkak së ai kërkojë më shumë para.
Në fund, Milik ishte lojtari që ata dëshiruan ta sjellin në klub, me të që kishte një përvojë në Serie A si lojtar i Napolit.
Regjistrimi i Koundes
Vendimi i Juventusit i ka sjellë probleme Barcelonës pasi që ata janë duke vazhduar për të gjetur një zgjidhje për regjistrimin e Jules Kounde. Ka zhvillime pozitive në këtë mes, pasi që ata pritet që të ndahen me Samuel Umtiti dhe Pierre-Emerick Aubameyan.
Kjo bën që të ata ta regjistrojnë mbrojtësin por po ashtu edhe transferimin e një mbrojtësi anësor.
Interesimi i Manchester Uniteed
Afati kalimtar përfundon më 1 shtator, kështu që Barcelona ende shpreson që të gjejë një blerës për Memphis. Për çudi, Manchester United mund të paguajë 10 milionë euro për ta blerë sulmuesin, pavarësisht se ai ka luajtur dhe ka dështuar me kalimin e parë në këtë skuadër.
Kontaktet për De Jongun
Barcelona dhe Manchester United ka kohë që janë në biseda për një marrëveshje për Frenkie de Jong.
Holandezi nuk dëshiron që të largohet për në Manchester, e cila gjë ishte një pengesë. Në fund, ata nënshkruan me Casemiron e Real Madridit duke u dorëzuar për De Jongun.
Klubet mund të flasin tani për një marrëveshje të mundshme për Memphis.