Kompanitë i shpallin luftë FB’së, Coca-Cola e heq marketingun prej kësaj platforme
Rrjeti social, Facebook, ka njoftuar për ndryshimin e politikave të veta sa u përket gjuhës së urrejtjes dhe shtypjes së votuesve, por këto masa kanë ndikuar pak që ta shuajnë valën e kompanive që po e tërheqin marketingun nga kjo platformë për shkak të reagimeve ndaj mënyrës se si kompania gjigante e trajton gjuhën e urrejtjes në internet.
Shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, të premten njoftoi për largimin e disa politikave, disa orë pasi kompania Unilever tha se do t’i tërheqë reklamat nga platforma për gjashtë muajt e ardhshëm, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, njoftimi i Zuckerberguut nuk i ndërpreu kërkesat e kompanive për ndryshime. Të premten pasdite, Coca-Cola, Honda, Hershey, Lululemon dhe Jansport iu bashkuan më shumë se 100 brendeve në bojkotimin e reklamave në Facebook.
Rrjeti i famshëm social i siguron nga rekalamat rreth 98 për qind të të ardhurave vjetore prej 70 miliardë dollarëve, ndërsa njoftimi i kompanisë Unilever për tërheqjen e marketingut bëri që vlera e aksioneve të Facebook-ut të shënonte rënie prej shtatë për qind.
Nicole Perrin, analiste në kompaninë për hulumtime të tregut, eMarketer, tha se bojkotimi i marketingut në Facebook nga kompania Univeler paraqet presion të konsiderueshëm ndaj rrjetit social.
Ndryshimet e publikuara të premten janë ndër më të rëndësishmet që Facebook-u i ka bërë pas disa muajve të veprimeve nga punëtorët dhe ligjvënësit. Megjithatë, kritikët thonë se ato janë ende të vogla.