Kompania “Teminali sh.p.k” demanton Kurtin për deklaratat në Han të Elezit: Tendencë për denigrim dhe poshtërim nga kreu i Qeverisë

Kompania “Teminali sh.p.k” demanton Kurtin për deklaratat në Han të Elezit: Tendencë për denigrim dhe poshtërim nga kreu i Qeverisë

“Këtu e keni pasë ni terminal doganor privat që ka vjedhë, 20 vjet kanë vjedh me atë farë terminali”, këto ishin deklaratat e të parit të Qeverisë në një tubim në Han të Elezit, shkruan Periskopi. 

Të nesërmen e këtij paralajmërimi qeveria e Albin Kurtit ia dërgoi një vendim kompanisë “Terminali SHPK”.

E lidhur me këto zhvillime Kompania “Terminali sh.p.k.” ka pasur një reagim.

Kjo kompani ka demantuar akuzat e Kurtit, derisa i ka quajtur tendencë për denigrim dhe poshtërim të kompanisë, nga ana e kreut të
Qeverisë.

 

“Ne si kompani ndjejmë obligim moral që të informojmë opinionin publik, duke demantuar fjalimin e tij. Ne nuk mund të rrijmë duarkryq e të heshtim përballë tendencave për denigrim dhe poshtërim të kompanisë sonë, nga ana e kreut të
Qeverisë. Për hirë të së vërtetës dhe informim të opinionit për të demantuar këtë shpifje, ne do të ofrojmë fakte se kompania jonë nuk është e tillë siç tha kryeministri, edhe pse Prezumimi i pafajësisë, nënkupton që barra e provë është mbi atë që deklaron dhe pretendon diçka, e jo tek ai që mohon. Është parim që një i akuzuar për kryerjen e një vepre penale, konsiderohet i pafajshëm derisa të faktohet fajësia e tij. Pra, kërkojmë tani nga ai të ofrojë argumente për pretendimet e tij”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Reagimi i plotë:

 

Paraqesim shqetësimet tona për tubimin e mbajtur me datë 14.01.2025 në qytetin e Hanit të Elezit, ku kryeministri para
masës ka deklaruar kështu: ”E k’tu n’Han të Elezit kanë vjedhë ma shumë se dhenë (dele), kanë vjedhë ma shumë se tufë
delesh, k’tu e keni pasë një terminal doganor privat qe ka vjedhë, 20 vjet kanë vjedhë me at’ far’ terminali”.
Ne si kompani ndjejmë obligim moral që të informojmë opinionin publik, duke demantuar fjalimin e tij. Ne nuk mund të
rrijmë duarkryq e të heshtim përballë tendencave për denigrim dhe poshtërim të kompanisë sonë, nga ana e kreut të
Qeverisë. Për hirë të së vërtetës dhe informim të opinionit për të demantuar këtë shpifje, ne do të ofrojmë fakte se
kompania jonë nuk është e tillë siç tha kryeministri, edhe pse Prezumimi i pafajësisë, nënkupton që barra e provës
është mbi atë që deklaron dhe pretendon diçka, e jo tek ai që mohon. Është parim që një i akuzuar për kryerjen e një
vepre penale, konsiderohet i pafajshëm derisa të faktohet fajësia e tij. Pra, kërkojmë tani nga ai të ofrojë argumente për
pretendimet e tij.
Kompania jonë është themeluar ne vitin 2010 në valën e 40-të të privatizimit në Kosovë në mënyrë të ligjshme. Nga ajo
kohë deri tani kanë kaluar afër 15 vite që ne operojmë në tregun e Kosovës duke ofruar shërbime, punësuar njerëz,
paguar taksa dhe në përgjithësi duke zhvilluar aktivitetin ekonomik me të gjitha vështirësitë që ballafaqohen bizneset në
Kosovë. Pra, kompania jonë, është pjesë e ekonomisë së Kosovës, ka numër të identifikimit, ka adresë, ka asete, ka
menaxhment dhe administratë, ka të punësuar, ka të hyra që i ka realizuar në përputhje me kërkesat ligjore, ka dëshmi
për pagesat e tatimeve dhe taksave në buxhetin e Republikës së Kosovës. Për hirë të korrektësisë, ne kemi punësuar
mesatarisht rreth 30 punëtorë per 15 vite, kemi paguar rreth tre milionë e pesëqindmijë euro taksa në buxhetin e
Republikës së Kosovës.
Politika e gabuar e zhvlillimit ekonomik të qeverisë Kurti, me arsyetimin e “interesit publik” ka vendosur që të
shpronësojë Terminalet e mallrave e në mesin e tyre edhe kompaninë tonë. Ende pa filluar shpronësimi, vërehet
“interesi publik”: punëtorët janë larguar nga puna, është kontraktuar një kompani private e cila do të pasurohet në
kurriz të punëtorëve pasiqë ajo do të përfitojë të hyra nga kontrata që ofron për shërbimet e sigurimit të terminalit,
kurse punëtorët do të përfitojnë një pagë minimale shumë më ulët se pagat qe ua kemi paguar deri tani.
Poashtu, vërehet “interesi publik” edhe te efektet buxhetore në arkën e shtetit, në vend që të realizojë të hyra nga
tatimet e terminaleve, arka e shtetit do të varfërohet duke paguar shpenzimet e operimit të terminaleve. “Interesi
publik” gjithashtu vërehet edhe nga përfitimi i kompanive te rajonit në shtete si: Serbia, Turqia, Bullgaria, Maqedonia e
Veriut dhe Greqia të cilat përfitojnë direkt për shkak se nuk do të paguajnë më shërbime të terminalit. Në bazë të
statistikave rreth 80% të klientëve të terminaleve janë kompani nga këto shtete dhe vetëm 20% jane kompani nga
Kosova. Në anën tjetër kompanitë kosovare paguajnë shërbime të terminalit në të gjitha këto shtete.
Lusim pushtetin që nëse nuk mund t’i ndihmoni bizneset ashtu siç ka ndodhur deri tani, të paktën mos u mundoni t’i
denigroni, t’i dëmtoni e t’i dobësoni. Jemi mësuar e kalitur të bartim mbi supet tona gjithë ato vështirësi të periudhës
paslufte e tranzicionit, e tani lëreni të ballafaqohemi me problemet që i ka të bërit biznes e mos na vështirësoni!
Në fund, ftojmë kryeministrin Albin Kurti të reflektojë dhe të kërkojë falje publikisht për dëmtim të imazhit të
kompanisë!

 

Shpërndaje në: