Kompania që dështoi keq me dërgesat diplomatike i do edhe 250 mijë euro të taksapaguesve – në tetor MPJ ia kishte shkëputur kontratën

Kompania që dështoi keq me dërgesat diplomatike i do edhe 250 mijë euro të taksapaguesve – në tetor MPJ ia kishte shkëputur kontratën

Kompania që dështoi keq me dërgesat diplomatike i do edhe 250 mijë euro të taksapaguesve – në tetor MPJ ia kishte shkëputur kontratën

Ndonëse Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kishte vendosur t’ia ndërpres kontratën për shkak të parregullsive dhe mosrespektimit të kushteve të marrëveshjes, kompania “AL DUSHI Sh.p.k” ia ka mësyrë përsëri procedurave tenderuese për kryerjen e shërbimeve postare diplomatike për Ministrinë e Jashtme të Republikës së Kosovës.

Gazeta Express ka siguruar dokumentacionin e procedurës tenderuese që ka nisur sot, ku kompania “AL DUSHI Sh.pk” ka aplikuar, vlera e parashikuar për të cilin është 250 mijë euro.

Express ka raportuar më herët për vendimin e Ministrisë që drejton Donika Gërvalla -Schwarz për t’ia ndërprerë kontratën kompanisë “AL DUSHI Shpk”. Kjo kishte ardhur për shkak të vonesave të shkaktuara në finalizimin e dërgesave, ndërkohë në disa raste ka pasur edhe ankesa për dëmtimin e tyre.

Për kompaninë në fjalë diplomatët e akredituar nëpër vende të ndryshme kishin shfaqur shqetësime për procedurat e pranim/dorëzimit të postës diplomatike.

“Në kontakt të vazhdueshëm me kolegët diplomatë kam pranuar shumë komunikime përmes telefonit dhe e-mailave, madje ka pas edhe shqetësime rreth procedurave të pranim/ dorëzimit të postës diplomatike, të gjitha në kohë i kam adresuar”, theksohej në vendim.

Përveç vërejtjes së parë më 26 qershor për çështje të respektimit të afateve kohore, kompanisë në fjalë i ishte bërë edhe një vërejtje e tretë pasi s’kishte arritur që një dërgesë të datës 3 korrik ta realizojë brenda afateve kohore.

Në vendim përmenden vonesa tjera dhe dëmtime të dokumenteve.

“Më 1 korrik MPJD kishte adresuar ankesë tek operatori pasi ishin hasur në zarfe të dëmtuara në një dërgesë me disa dokumente të gjykatave që kishin arritur në Ambasadën e Kosovës në Romë. Më 17 korrik, Ambasada e Kosovës në Bernë gjithashtu kishte shprehur shqetësim përmes telefonit, duke argumentuar me fotografi dhe video se si dërgesa diplomatike ishte lënë jashtë në postën e destinuar për letra më të vogla”

Në vendim për anulimin e kontratës me “AL DUSHI sh.p.k”, theksohej se numri total i dokumenteve që ende s’kishin arritur në destinacionet e përcaktuara janë 406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe 4 vendime për lirim/fitim shtetësie.

Shpërndaje në: