Kompania e Ragip Mustafës, Beni Dona, merr tender të ri në FSK
Furnizimi me ushqim i ushtarëve të Forcën e Sigurisë së Kosovës kohën e fundit është shndërruar në një temë që e ka përplasur së fundi opozitën me partinë në pushtet.
Përderisa nga opozita thonë se FSK-ja ka mbetur pa bukë, Ministria e Mbrojtjes arsyetohet se u përmbahet standardeve të NATO-s sa i përket ushqimit të ushtarëve.
Ministria e Mbrojtjes së fundmi ka siguruar furnizim me pemë të cilat do të shpërndahen për ushtarët e FSK-së.
Kjo ministri këtë javë ka përzgjedhë kompaninë “Beni Dona” për furnizim me pemë për nevojat e FSK-së.
Vlera e përgjithshme e kësaj kontrate parashihet të jetë 45 mijë e 925 mijë.
“Autoriteti Kontraktues i Ministrisë së Mbrojtjes, ka për qëllim që të lidh një kontratë me një OE, që do të ketë kapacitet të kryej Furnizim me pemë për nevojat e FSK-së. Realizimi i kontratës duhet të bëhet sipas specifikimit teknik të kërkuar dhe TeR të përcaktuar në dosjen e tenderit dhe ne njoftimin per kontrate. Qëllim i relazimit të kësaj kontratë është ngritja e operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të MM-së dhe FSK-se Ju lutemi referojuni DT”, thuhet në njoftimin për dhënien e kontratës, raporton Gazeta 10.
Në këtë tenderë kanë qenë në garë tri kompani dhe oferta më e shtrenjtë ishte ajo prej 69,650.00, ndërkaq kompania fituese kishte çmimin më të lirë, 45 mijë e 925 euro.
Ndryshe, FSK nuk ka vazhduar kontratën më operatorin që deri tani ka qenë për furnizim dhe përgatitje të ushqimit.
Ushqimi për ushtarët e FSK-së po përgatitet nga kuzhinieret e Qendrës së Studentëve dhe atyre të burgjeve të Kosovës.
Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për pranim të stafit për kuzhinat e FSK-së. /GAZETA10/
Shteti kërkon ndihmë përsëri nga Ragip “Zhaba” i LDK-së: Kontratë mbi një milion euro me negocim