Komoni tregon arsyen e kandidimit për deputet: Pesë vjet nuk u punua asgjë, kemi mbet pa shokë se krejt kanë ikë jashtë

Komoni tregon arsyen e kandidimit për deputet: Pesë vjet nuk u punua asgjë, kemi mbet pa shokë se krejt kanë ikë jashtë

Kandidati i AAK-së për deputet, Lok Komoni gjatë një interviste për Periskopin ka treguar arsyen e kandidimit për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Komoni tha se migrimi i qytetarëve nga Kosova për në shtetet perëndimore dhe regresi që ka shënuar vendi gjatë pesë viteve të fundit, kanë qenë shtysë për të kërkuar një mandat në Kuvend.

“Duke e pa gjendjen në Kosovë, sidomos në pesë vitet e fundit që nuk është punuar asgjë dhe duke e pa shumë shokë e shoqe në mahallë kembi mbetë pa shok se duke ikë jashtë vendit, nuk po ki me kënd me nejtë, ku mos me hy. Edhe mu ka kërku kjo përgjegjësi dhe shumë me ndër e kam pranu dhe besoj shumë që kam me u mundu me punu për këtë vend’’, u shpreh ai.

Komoni tha se kërkesa i ishte bërë nga Ramush e Daut Haradinaj, dhe sipas tij një gjë të tillë nuk mund ta kundërshtonte.

“Dyve ju besoj nashta edhe familjen ua besoj, edhe Kosovën ua besojmë duke e ditë se cka kanë bërë për Kosovën ku mos me ju besu na. Dauti më ka afru vetes si fëmijë, më ka pa njëfarë simpatie, kam nejt shumë me të. Edhe vet jam interesu pak me hy në politikë e më pas vulën e ja ka jep Ramush Haradinaj.

Kur u kërku ky nder, me respektin më të madh e kam kërku me ditë që kurrë në jetë nuk këndoj’’, përfundoi Lok Komoni./Periskopi/

Shpërndaje në: