Komiteti i UEFA-s merr vendim të anulojë këtë garë
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka marrë vendimin për të mbrojtur shëndetin e lojtarëve të rinj.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur të anulojë edicionin 2020/21 të të rinjve të UEFA-s për shkak të pandemisë COVID-19.
Komiteti fillimisht kishte vendosur vitin e kaluar për të ndryshuar formatin e garës dhe kësisoj të vonojë fillimit e edicionit të ri, por masat e ndryshme të vendosura nga autoritetet shëndetësore në të gjithë Evropën kanë vazhduar të evoluojnë që nga ajo kohë.
Ky Komitet theksoi se nuk ka mundësi të shtyhet më tej fillimi i garës dhe se shëndetit e sigurisa e lojtarëve të rinj duhet t’i jepet përparësia më e lartë e mundshme.
Për fat të keq, kushtet për të rifilluar këtë garë ndërkombëtare për të rinj nuk janë përmbushur në rrethanat aktuale dhe të dy Komiteti i Garave të Klubeve UEFA dhe Shoqata Evropiane e Klubeve u morën vesh dhe mbështetën idenë për të anuluar edicionin e sivjetshëm