Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nesër mbledhje nga ora 13:00, paralajmërohet shkarkim i bujshëm

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nesër mbledhje nga ora 13:00, paralajmërohet shkarkim i bujshëm

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës nesër do të zhvillojë një mbledhje me fillim nga ora 13:00, është konfirmuar për Periskopin.

Janë paralajmëruar ndryshime, teksa nuk përjashtohet mundësia e shkarkimit të sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu.

Së fundmi, vetë Salihu nuk ka përjashtuar një mundësi të tillë, teksa ka folur për mediet lokale, ku ka thënë se nesër pritet të diskutohet në mbledhje.

Duke mos e mohuar e as pohuar lajmin, Salihu ka potencuar se nesër do të mësohet gjithçka. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: