Komisioni i Përbashkët për të Pagjeturit mblidhet për herë të parë të mërkurën në Bruksel, Hoti jep detaje

Komisioni i Përbashkët për të Pagjeturit mblidhet për herë të parë të mërkurën në Bruksel, Hoti jep detaje

Më 15 janar në Bruskel do të mbahet takimi i parë inaugurues i Komisionit të Përbashkët me emisarin special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në lidhje me të pagjeturit e luftës.

E kryetari i komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti tha se ky takim ka për qëllim përcaktimin e planit të punës për seancat e ardhshme, si dhe adresimin e disa çështjeve të rëndësishme për çështjen e personave të zhdukur.

Ai përmes një postimi në Facebook, po ashtu shtoi se delegacioni i Kosovës do të prezantojë disa kërkesa kyçe që ndërlidhen kryesisht me monitorimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, me fokus të veçantë në shkresën për arkivat, të cilën e kanë adresuar tek presidenti serb, Alleksandar Vuçiq.

Halil Cenaj është caktuar si përfaqësues i Delegacionit të Republikës së Kosovës, për këtë takim.

“Për shkak të interesimit të madh, dhe si shkak i gjendjes sime shëndetësore (ftohje), përmes këtij njoftimi, uroj që të sqarohen disa të dhëna për takimin e radhës, që është paralajmëruar nga z. Lajcak. Me datë 15 janar 2025, në Bruksel, do të mbahet takimi i parë inaugurues i Komisionit të Përbashkët, i cili do të zhvillohet në nivel të zëvendësuesve. Në këtë takim, Z. Halil Cenaj është caktuar si përfaqësues Delegacionit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hoti.

“Takimi ka për qëllim përcaktimin e planit të punës për seancat e ardhshme, si dhe adresimin e disa çështjeve të rëndësishme për çështjen e personave të zhdukur. Në këtë kontekst, delegacioni ynë do të prezantojë disa kërkesa kyçe, që ndërlidhen kryesisht me monitorimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, me fokus të veçantë në shkresën për arkivat, të cilën e kemi adresuar tek Vuçiq, dhe çështje tjera të rëndësishme në këtë fushë. Ky takim është një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të marrëveshjes ekzistuese ‘Deklaratës për Persona të Zhdukur’ e miratuar me 2 Maj 2023”.

Marrëveshja për çështjen e të pagjeturve është arritur gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Shpërndaje në: