Komisioni i Garave i Superligës vendos për incim disiplinor për dy klube, dy trajnerë dhe dy futbollistë
Komisioni i Garave i Superligës, duke u bazuar në të gjitha faktet dhe materialet ka hapur inicim disiplinor ndaj dy klubeve, dy trajnerëve, dy futbollistëve dhe një përfaqësuesi zyrtar, transmeton Insporti.
Inicim diciplinor është hapur ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatinës dhe trajnerit të KF Drenica, Tahir Lushtaku.
Vendimet e plota nga Komisioni i Garave:
ndaj: Kryetrajnerit të KF Drenica, Tahir Lushtaku, ID.nr.010175M70.
MOTIVI: Në minutën e 83-të, në ndeshjen Dukagjni-Drenica hynë në fushë dhe fyen rëndë referin kryesor të ndeshjes, për çka i njëjti është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor.
ndaj: Lojtarit të KF Ulpiana, Silvester Shkalla, ID.nr.024483M95.
MOTIVI: Në minutën e 62-të, në ndeshjen Ulpiana – Malisheva shkakton ndërhyrje të rrezikshme ndaj lojtarit kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor.
ndaj: FC Drita.
MOTIVI: Në minutën e 86-të të ndeshjes Drita –Llapi, tifozët e FC-Drita, kanë hedhur dy (2) shishe PVC të mbushura në drejtim të bankinës së FC Llapi. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes.
ndaj: FC Vushtrria
Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes së VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi B, Vushtrria-Vitia, disa shikues të FC Vushtrria, kanë hedhur shishe në drejtim të lojtarëve mysafirë, ku si pasoj janë lënduar disa lojtarë të KF Vitia. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes.
ndaj: Lojtarit të KF Vllaznia (P), nr 4 Art Hoxha dhe nr ID 002988M01.
Motivi: Në minutën e 82-të të ndeshjes së VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi B Ferizaj –Vllaznia (P), ngritet nga bankina, ofendon asistentin e parë. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor.