Komisioni Disiplinor vendos për Llapin, pas koreve fyese dhe hedhjen e mjeteve piroteknike në fushë nga fansat
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori vendim të kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i Llapit.
Ndaj Llapit u inicua procedurë disiplinore për shkak se tifozët e saj hodhën mjete piroteknike tymuese në fushë dhe ofenduan në kor skuadrën mysafire të Ballkanit.
Vendimi i plotë:
FC ”Llapi”. Në minutat 1 dhe 3, simpatizuesit vendas kanë hedhur mjete piroteknike tymuese
në afërsi të flamurit të kornerit, ndërkaq në minutat 50,54 dhe 80 kanë ofenduar në kor ekipin mysafir. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “Llapi”. Afati datë 26.11.2021 ora 13:00.