Komisioni Diciplinor dënon Arbër Prekazin dhe Elbasan Thaqin
Komisioni Disiplinor ka marrë vendim për ndëshkimin e Arbër Prekazit, me karton të kuq në ndeshjen Arbëria – Ballkani, e gjithashtu edhe për futbollistin e Ferizajit, Elbasan Thaqin.
Mbrojtësi i Ballkanit, është gjobitur me shumë prej 200 euro shkak ofendimeve drejtuara gjyqtarit kryesorë,
Vendimet nga FFK-ja:
Futbollisti i KF “ Ballkani”, Arbër Pekazi, me nr ID:000356M89 në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave në ndeshjen Arbëria-Ballkani e javës së 24-t të Superligës, zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes: Sjellje jo sportive; në minutën e 71 gjyqtari e ndëshkon me kartonin e kuq pas dy të verdhëve dhe lojtari fillon me ofendime ndaj gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C: Lojtari në fjalë përveç dënimit automatik prej një ndeshje moslojë për shkak të kartonit të kuq (pas dy të verdhëve) – nuk u paraqit në ndeshjen pasuese Ballkani – Drita;
DËNOHET edhe me të holla në shumë prej 200 euro për ofendime. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 8 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Futbollisti i KF Ferizaj, Elbasan Thaqi, me nr ID :001606M91 në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave në ndeshjen e Ligës së Parë Grupi B java e 18-të, Ferizaj-Vitia. Ndëshkim me karton të kuq direkt, ndërhyrje e rrezikshme me taka në kokë, duke ia pa mundësuar vazhdimin e lojës lojtarit kundërshtar. Bazuar në nenin 43 paragrafi 1 pika A e Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje sipas radhës të organizuar nga FFK.