Komisionerja nga Ferizaj mohon akuzat se tentoi të ndërhynte në rezultatet e votave: Pretendime janë të pabazuara

Komisionerja nga Ferizaj mohon akuzat se tentoi të ndërhynte në rezultatet e votave: Pretendime janë të pabazuara

U raportua se u komisionerja në Qendrën Komunal të Numërimit në Ferizaj, u përjashtua nga numërimi.

Bëhet fjalë për Egzona Hyseni, e cila del të jetë vajza e kandidates me numër 99 për deputete, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bahrije Hyseni.

Nacionale ka kontaktuar me komisionerën Egzona Hyseni, dhe e njëjta ka mohuar akuzat për ndërhyrje në rezultatet e votave.

Ajo tutje ka shtuar se këto pretendime janë të pabazuara dhe sipas saj përbëjnë një propagandë që e shqetësojnë thellësisht.

Po ju drejtohem për të sqaruar informacionet e pavërteta që mund t’ju kenë ardhur në lidhje me mua. Dua të theksoj se nuk jam e arrestuar dhe nuk kam asnjë lidhje me akuzat për ndërhyrje në rezultatet e votave. Këto pretendime janë të pabazuara dhe përbëjnë një propagandë që më shqetëson thellësisht.” – ka thënë Hyseni.

Shpërndaje në: