Komision Hetimor për tekste shkollore fton në raportim ministren Nagavci dhe ministrin Murati

Komision Hetimor për tekste shkollore fton në raportim ministren Nagavci dhe ministrin Murati

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, ka marr vendim që të enjten nga ora 10:00 të ftohen për intervistim ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe ministri i Financave Hekuran Murati.

Në këtë Komision ku u diskutua lidhur me dinamikën kohore të intervistimit të dëshmitarëve, kryetari i Komisionit, Shemsedin Dreshaj, paraqiti draftin e propozuar për të cilin u tha se do të nis me shtëpitë botuese.

“Të gjithë e keni marrë një draft i cili nuk është final është koha që të merremi vesh. Ky draft propozim është bërë nga ana imë bashkë me administratën e Kuvendit. Do të fillojmë me departamentet komunale, pastaj me shtëpitë botuese dhe më fund i kemi lënë akterët që janë të involvuar arsyeja e kësaj ka qenë të kemi kohën e mjaftueshme”, ka thënë Dreshaj.

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Arjeta Fejza, propozojë që ministrat të thirren për raportim këtë të enjte.

“Ne veçse jemi dakorduar të fillojmë më intervistat. Të vijnë ministrja, Arbërie Nagavci dhe ministri Hekuran Murati”, ka thënë Fejza.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se është e rëndësishme të dihet kur Kuvendi shkon në pushim, në mënyrë që të përcaktohet agjenda e takimit me dëshmitarët.

“Të dërgohet ftesa për mundësinë e pjesëmarrjes së tyre. Minimum dhjetë ditë ose dy javë përpara ministrave u është dërguar ftesa kur ata janë të lirë për të u përgjigjur në Komision. Ne duhet ta bëjmë listën, jo vetëm për ministra por për të gjithë akterët”, ka thënë Haxhiu.

Deputeti i VV-së Mefail Bajqinovci, propozojë që sa më shpejt të nis raportimi në Komision i dëshmitarëve.

“Ta rregullojmë një orar nuk duhet ta këqyrim a kemi me shkuar në pushim, ta fillojmë këtë cikël. Çdo javë më i pas dëshmitarët, nëse vazhdojmë duke e vazhgit do të mbesim kogja gjatë”, ka thënë deputeti Bajqinovci.

Ndërsa, deputet Armend Muja, u pajtua me kolegët deputetë që të fillohet menjëherë intervistimi.

“Dinamika e udhëzimit administrativ e shpjegon qartë atë si ec procesi. Ekipet formohen negociohen me shtëpitë botuese, të fillojmë aktetet inatotucional pasuar me ata që drejtpërdrejt e kanë negociuar, shtëpitë botuese dhe në fund me drejtoritë komunale, përndryshe nuk kemi edhe shumë kohë”, ka thënë Muja.

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, nuk u pajtua që të thirren të parët ministrat si dëshmitarë.

“Është e pakuptimtë të merret marrja në intervistë tjerëve pa e marrë ministren, mendoj se duhet nis nga fillimi. Pa e dëgjuar fjalën e ministrave ku iu theksoni dyshime te ministrat”, ka thënë Rexhaj.

Shpërndaje në: