Komentatorit turk i ‘humb zëri’ – Gol i Endrit Çekiçit ‘thyen ligjet e fizikës’
Mesfushori i Kombëtares shqiptare Endrit Çekiçi ka shënuar një super gol sonte
Çekiçi bëri një goditje me parabolë teksa skuadra e tij, Konyaspor është duke luajtur kundër skuadrës Istanbulspor, e ku Konya është duke fituar me rezultat 0-2.
Çekiçi shënoi golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 29-të.
Kujtojmë së në këtë ndeshje nga minuta e parë ka startuar edhe sulmuesi i krahut të Kosovës, Jetmir Topalli, i cili do t’i ndihmoj Yilmazit në sulm bashkë me sulmuesin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi.
Përpos Çekiçit për Konyaspor nga fillimi është duke luajtur edhe sulmuesi i Kombëtares kosovare, Zymber Bytyqi.