Komentatori i Interit nuk i beson syve se si nuk shënoi Asllani ndaj Barcelonës, reagimi i tij bëhet viral
“Sikur ajo goditje e Asllanit të kishte përfunduar në portë”.
Ky është mendimi i zakonshëm i tifozëve të Interit menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Barcelonën, përfunduar me shifrat 3-3.
Në fund të ndeshjes mesfushori shqiptar ishte pothuajse i dëshpëruar dhe kështu Danilo D’Ambrosio u ngrit nga pankina dhe e përqafoi.
Një gjest si një kapiten i vërtetë që nxjerr në pah edhe një herë rëndësinë e stolit, jo vetëm nga pikëpamja teknike, por edhe nga pikëpamja mendore dhe e sjelljes.
Fryma e ekipit është në qendër të gjithçkaje, veçanërisht për një klub si Interi që synon të fitojë ndonjë trofe.
Rasti i Asllanit është bërë viral edhe te komentatori i Interit Filippo Tramontana i cili e përjetoi shumë keq atë mundësi të humbur nga 20-vjeçari.
“Nuk mund ta humbasësh atë mundësi”, bërtet me të madhe Tramontana.
Mund ta shikoni nga minuta e 14’të: