Komedia Fest nis në Gjakovë

Komedia Fest nis në Gjakovë

Organizatorët e Komedia Fest kanë bënë të ditur se edicioni i pestë jubilar do të përmbajë aktivitete të ndryshme të cilat kanë për synim promovimin e kulturës dhe zgjerimin e njohurive për fushën e artit, gjithmonë duke mbajtur frymën e  zhanrit të komedisë.

Sipas njoftimit për media, trupat teatrore pjesëmarrëse tashmë të konfirmuara vijnë nga: Gjakova, Prishtina, Mitrovica, Shkodra, Tetova dhe Finlanda.

Ky edicion është përkrahur nga kuvendi komunal i Gjakovës dhe drejtoria për kulturë rini dhe sport.

“Veçantia e këtij viti është performanca e artistit të njohur Adam Darius, i cili rikthehet në Kosovë për herë të tretë, në kuadër të turneut botëror lamtumirës që po e zhvillon gjatë tërë vitit, në të gjitha kontinentet”, thuhet në njoftim.

Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve anembanë se kanë një arsye më tepër për ta vizituar gjatë javës së ardhshme Gjakovën.

Festivali do të zgjasë deri më 6 nëntor.

Shpërndaje në: