Kombinoni pedikyrin me sandalet për një pamje perfekte (FOTO)
Vera sapo ka trokitur dhe nuk është aspak çudi që rrugët e qytetit apo blogjet e ikonave të modës të jenë pushtuar nga sandalet dhe balerinat.
Më në fund shpëtuat nga këpucët e mbyllura, çizmet e rënda dhe çorapet e trasha të dimrit të ftohtë që lamë pas. Vera e sivjetme ka hapësirë për të gjitha ngjyrat e stilet, duke filluar nga e gjelbra, e verdha, e bardha klasike, sandalet me gurë dhe ndriçim e deri tek sandalet platformë prej kashte.
Për të gjitha ato zonja, zonjusha që dashurojnë ngjyrat dhe e kanë pedikyrin pjesë integrale të ritualit të tyre të bukurisë, këto kombinime do t’u ndihmojnë të dukeni plot stil dhe hijeshi.